Site icon Telegrafi

​Irani kërcënon me pasurimin e uraniumit

Qeveria e Iranit ka paralajmëruar sot se do të marrë të gjitha masat reciproke, të cilat ajo i konsideron të nevojshme, përveç nëse merr kompensim për tërheqjen e SHBA-së nga marrëveshja bërthamore, siç përcaktohet në marrëveshje.

Në një deklaratë të qeverisë iraniane, thuhet se të gjitha palëve të marrëveshjes bërthamore, në veçanti Britanisë, Francës dhe Gjermanisë, u kërkohet të respektojnë marrëveshjen, të përmbushin detyrimet e tyre dhe “premtojnë të ndërmarrin veprime praktike pa asnjë parakusht”.

Qeveria iraniane kërcënon se nëse nuk plotësohen kriteret e marrëveshjes, do të fillojë pasurimin e uraniumit. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version