Telegrafi

​Hoti: PDK tash e gjashtë muaj e ka mbështetur idenë e shkëmbimit të territoreve

Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka theksuar se Thaçi e ka bërë të qartë tash e gjashtë muaj se do të dialogojë për shkëmbim territoresh dhe “pra, PDK tash e gjashtë muaj e ka mbështetur idenë e shkëmbimit të territoreve”.

Postimi i Hotit në Facebook:

– PDK ka insistuar tash e gjashte muaj ta mandatoje Thaqin per dialogun me Serbine.

– Thaqi e ka bere te qarte tash e gjashte muaj se do te dialogoje per shkembim territoresh.  Pra, PDK tash e gjashte muaj e ka mbeshtetur idene e shkembimit te territoreve.  Sot u kujtua te deklarohet. Dhe fyen opoziten. Perralla e tyre ka marre fund.