Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka theksuar se Thaçi e ka bërë të qartë tash e gjashtë muaj se do të dialogojë për shkëmbim territoresh dhe “pra, PDK tash e gjashtë muaj e ka mbështetur idenë e shkëmbimit të territoreve”.
Postimi i Hotit në Facebook:
– PDK ka insistuar tash e gjashte muaj ta mandatoje Thaqin per dialogun me Serbine.
– Thaqi e ka bere te qarte tash e gjashte muaj se do te dialogoje per shkembim territoresh. Pra, PDK tash e gjashte muaj e ka mbeshtetur idene e shkembimit te territoreve. Sot u kujtua te deklarohet. Dhe fyen opoziten. Perralla e tyre ka marre fund.