Telegrafi

​Hazard duhet të shpallet më i miri në Ligën Premier

LONDON, ENGLAND - MARCH 13: Eden Hazard of Chelsea during The Emirates FA Cup Quarter-Final match between Chelsea and Manchester United at Stamford Bridge on March 13, 2017 in London, England. (Photo by Catherine Ivill - AMA/Getty Images)

N’Golo Kante e vlerëson bashkëlojtarin e tij si më të mirin në Angli.

Eden Hazard po kalon një vit të mrekullueshëm me Chelsean në Premier Ligë, ku është shndërruar në një lider të pakontestueshëm për ekipin e Antonio Contes.

Paraqitjet e belgut kanë ndikuar shumë edhe në formën e ‘Bluve’ që prijnë në tabelë dhe janë në rrugë të mbarë për t’u shpallur kampionë.

Mesfushori i Chelseat, N’Golo Kante beson që Hazard është më i miri këtë vit në Premier Ligë dhe e meriton ta fitojë këtë çmim.

“Për mua është e lehtë të ceki një lojtar nga Chelsea. Të gjithë e shohin se çfarë po bën Eden Hazard, askush nuk po luan si ai dhe kjo e bënë më të mirin”, është shprehur Kante për Sky Sports News.