Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur i tronditur pas sulmit terrorist që ka ndodhur sot në Nju-Jork ku kanë mbetur të plagosur së paku katër persona.
Shkrimi i plotë i Haradinajt në Facebook:
I tronditur me shpërthimin në New York dhe lëndimin e disa qytetarëve të atjeshëm. Aktet e këtilla terroriste na rikujtojnë tërë kohën përgjegjësinë që ne të gjithë kemi për paqen, demokracinë dhe sigurinë.
Kosova i qëndron pranë SHBA-së dhe popullit amerikan përballë të keqes globale.