Kryeministri Ramush Haradinaj ka takuar përfaqësuesit e Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit, në vazhdën e takimeve të rregullta me këtë komision.
Siç njofton Zyra e kryeministrit, Haradinaj dhe përfaqësuesit e Komisionit u dakorduan që të krijohet një trupë e përbashkët politiko-teknike dhe të përpilohet një strategji shtetërore, si nevojë e Komisionit në punën e tyre për shënjimin e kufirit.
Në këtë takim u diskutua edhe për mundësitë e hulumtimeve dhe angazhimin e ekspertëve të nevojshëm për punën profesionale të Komisionit. /kp/Telegrafi/