Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Thumanën për të shprehur solidaritetin me ata që humbën më të dashurit e tyre.
Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se ajo që po e bën Kosova dhe, populli i saj, është njerëzore, sepse dëshiron ta ndajë gëzimin, sikurse edhe tash të keqen bashkë.
“Sonte, në Thumanë, në vendin e dhimbjes për çdo shqiptarë që humbi më të dashurit e tyre nga tërmeti me pasoja tragjike, për t’u shprehur solidarë por edhe për t’ua zgjatur dorën bashkëkombësve tanë. Ajo që po e bën Kosova, populli i saj, është njerëzore, sepse ne ndajmë gëzimin sikurse edhe tash të keqen bashkë. Kujdesi ynë nuk do të mungojë. Ndjenjë e veçantë se sa shumë jemi për njëri tjetrin, në çdo kohë”, ka shkruar ai./Telegrafi/