Në vazhdën e vizitave që është duke i zhvilluar në komunat e Kosovës, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, vizitoi sot Komunën e Obiliqit.
Kryetari i Obiliqit Xhafer Gashi e falënderoi Haradinajn për vizitën dhe e njoftoi me punët që janë duke u bërë në komun, sfidat me të cilat është duke u ballafaquar komuna dhe përpjekjet e vazhdueshme për të gjetur zgjidhje për problemet mjedisore dhe dëmet infrastrukturore që është duke i shkaktuar KEK-u, thuhet në njoftimin nga ky takim.
Kryetari Gashi tha se pas përpjekjeve të vazhdueshme dhe takimeve të shumta me të gjitha nivelet e pushtetit kanë ardhur në përfundim se e vetmja zgjidhje për problemet e shumta në komunë është projektligji për Obiliqin.
Nga ana tjetër kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e falënderoi kryetarin për mikpë ritjen, i cili u shpreh me angazhimet, transparencën dhe këmbënguljen e vazhdueshme për të gjetur zgjidhje në relacion me KEK-un.
Haradinaj po ashtu shprehu përkrahjen për proceset dhe punët që janë duke u zhvilluar në Komunën e Obiliqit, ndërkaq tha se kryetari Gashi duhet të vazhdojë t’iu shërbejë të gjithë qytetarëve pa dallim.