Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së palestrës sportive “Dresha” në Orroberdë të Istogut.
Ai me këtë rast ka shprehur mirënjohje për ish-deputetin Gani Dreshaj, i cili bëri realitet idenë e një palestre të mirëfilltë, të standardeve të avancuara që krijon kushte cilësore talenteve të sportit dhe rinisë së kësaj treve.
“Pos Ligjit për sponsorizim që tashmë po zbatohet, vizioni i Aleancës për 100% shtet parasheh një të ardhme të ndritur për rininë e sportin, dhe nuk do të ndalemi së vepruari për përmbushjen e këtij zotimi”, shkruan Haradinaj në Facebook.