Site icon Telegrafi

​Haradinaj: Komunikimi kulturor, mjet i fuqishëm për krijimin e lidhjeve ndërmjet popujve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se Javës së Filmit Izraelit në Prishtinë, për vite me radhë po vazhdon të sjellë një pasqyrë të jetës së shoqërisë izraelite, përmes gjuhës artistike.

“Komunikimi kulturor shërben si mjet i fuqishëm për krijimin e lidhjeve ndërmjet popujve. Kënaqësi të isha prezent, sonte në hapjen e “Javës së Filmit Izraelit” në Prishtinë, ngjarje që për vite me radhë po vazhdon të na sjell një pasqyrë të jetës së shoqërisë izraelite përmes gjuhës artistike.

Ky bashkëpunim i frytshëm kulturor ndërmjet dy popujve tanë me ngjashmëri historike duhet të intensifikohet në shumë fusha tjera të interesit të përbashkët”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Exit mobile version