Site icon Telegrafi

​Haradinaj befason Kadri Veselin me një propozim (Video)

Kandidati për Kryeministër i koalicionit PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka shpalosur një propozim për ndërtimin e një objekti të ngjashëm në komunat e mëdha të Kosovës që do të njihet si “Shtëpia e UÇK’së”.

Propozimin, Haradinaj e ka shpalosur gjatë takimit me veteranët e UCK’së, ku kandidati për kryeministër bashkë me kryetarin e PDK’së, Kadri Veseli shpalosen ‘Fillimin e Ri’, para kësaj kategorie.

Madje, Haradinaj tha se këtë propozim po e shpalos për herë të parë dhe po e befason edhe partnerin e tij nga PDK’ja, Kadri Veseli.

“S’kam pas rast me të thanë asnjëherë, por në Kosovë që do ta kemi në çdo komunë shtëpinë e UCK’së”, tha Haradinaj, duke iu drejtuar Veselit.

Exit mobile version