Telegrafi

​Haradianj takon eurodeputeten Doris Pack, flasin për bashkëpunimin me Partitë Popullore Europiane

Kryeministri në detyrë njëherësh kryetari i AAK-së,  Ramush Haradinaj, gjatë takimit që ka zhvilluar me eurodeputeten Doris Pack.

Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se ka shprehur interesimin e AAK-së për bashkëpunim me Partitë Popullore Evropiane (EPP).

“Në takim pune me eurodeputeten Doris Pack dhe drejtorin e Fondacionit Konrad Adenauer Stiftung, Johannes Ray, i falënderova për mbështetjen e pakursyer në avancimin e demokracisë në vendin tonë dhe për rolin e Berlinit zyrtar në përafrimin e Kosovës dhe rajonit me Bashkimin Europian. Gjithashtu shpreha interesimin e Aleancës për bashkëpunim me Partitë Popullore Europiane (EPP)”./Telegrafi/