Telegrafi

​Hapet Objekti Përshpejtues i Bizneseve në Mitrovicën Veriore

Me rastin e ceremonisë hapëse të Objektit Përshpejtues të Bizneseve në Mitrovicën Veriore, që do të mbahet sot, agjencia implementuese – D&G Solutions do të organizojë një konferencë për shpërndarjen e informatave lidhur me aktivitetet e ardhshme të projektit në ndërtesën e sapondërtuar të Objektit Përshpejtues të Bizneseve në Mitrovicën Veriore.

“Projekti për Objektin Përshpejtues të Bizneseve” është projektuar për mbështetjen e zhvillimit të potencialeve ndërmarrësore të rajonit të Mitrovicës Veriore dhe për rritjen e punësimit të grave dhe të rinjve.

Kjo ngjarje, që do të hapet nga Christof Stock, shefi për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, do të zhvillohet në Objektin Përshpejtues t Bizneseve, në Mitrovicën Veriore, në orën 11:00. /Telegrafi/