Telegrafi

​Hamendja për të zgjedhur sponsorin i kushton 25 mil euro Barcelonës

Barcelona dhe Qatar Airways do të vazhdojnë bashkëpunimin edhe për këtë stinor.

Kompania e fluturimeve Qatar Airways do të jetë sponsor i Barcelonës edhe për sezonin e ardhshëm, pasi që të dyja palët kanë rënë dakord për një gjë të tillë, por vonesa për të nënshkruar kontratën i ka kushtuar klubit katalanas 25 milionë euro.

Në njoftimin zyrtar të klubit, thuhet se nga ky sponsporizim Barça do të përfitojë 35 milionë euro, edhe pse në bisedimet e mëhershme akordi kishte qenë për 60 milionë.

Hezitimi që ka pasur drejtori Javier Faus për të nënshkruar me Qatar Airways apo me ndonjë sponsor tjetër ka bërë që Barcelona të marrë 25 milionë euro më pak, pasi që kompania nga Katari ka ulur shumën e parave të ofruara më herët.

Ndërkohë në stinorin 2017/18, Barcelona pritet që në fanella ta ketë sponsorin Amazon.