Telegrafi

​Guardiola: Ne shkojmë për të sulmuar

Pep Guardiola ka folur në prag të ndeshjes derbi mes Manchester United dhe Manchester City.

Trajneri i Manchester Cityt, beson se skuadra e tij do të kontrollojë lojën ndaj United, duke sulmuar dhe mbajtur topin, ndonëse ndeshja do të luhet në ‘Old Trafford’.

“Dua që të sulmojmë, kontrollojmë takimin, mos ta lejojmë kundërshtarin që të na kundërsulmojë, por edhe të luajmë bukur”, ka thënë Guardiola në prag të ndeshjes së nesërme.

“Ne e dimë sesi do të luajmë nesër, gjithashtu jemi në dijeni se kemi përballë një ekip shumë të fortë”.

“Do të mundohemi që t’i bëjmë gjërat mirë. Kemi luajtur disa momente fantastike në Bukuresht, si dhe pjesën e parë ndaj West Ham United”, ka theksuar Pep.

Kujtojmë se City dhe United kanë nga tri fitore në tri ndeshjet e para të Premier Ligës. /Telegrafi/