Telegrafi

​Guardiola ka pranuar ulje të pagës për t’u bërë trajner i Cityt

Pep Guardiola do të marrë më pak para te Manchester City sesa që fitonte te Bayern Munichu.

Trajneri spanjoll u largua nga kampionët e Gjermanisë, për t’iu bashkuar një projekti të ri me Manchester Cityn në Angli.

Siç raporton e përditshmja angleze ‘The Sun’, Pep do të paguhet 12 milionë funte në vit nga sheikët e Cityt, tre milionë më pak sesa që merrte në Bayern.

Nëse ish-trajneri i Barcelonës arrin që të fitojë trofe me Cityn atëherë ai do të marrë bonuse të mëdha.

Po që se Citizens arrijnë të fitojnë Ligën e Kampionëve atëherë, Guardiola do të fitojë një milionë funte bonus. Të njëjtën shumë Pep do ta fitojë edhe nëse arrin që të shpallet kampion në Premierligë. /Telegrafi/