Site icon Telegrafi

​Gruaja më e shkurtër në botë

Jyoti Amge më 16 dhjetor 2011 ka hyrë në rekordet Guinness si gruaja më e shkurtër në botë, ajo është vetëm 62,8 centimetra e gjatë.

Ajo u lind më 16 dhjetor 1993, është një grua indiane dhe aktore e dalluar.

Lartësia e saj e kufizuar është për shkak të një anomalie rritjeje të quajtur dearfism primordial.

Në vitin 2012, ajo u takua me njeriun më të shkurtër në botë, Chandra Bahadur Dangi nga Nepali.

Çifti u paraqit së bashku për edicionin e 57-të të rekordeve botërore të Guinness 2013. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version