Telegrafi

​Golden State zhgënjen, pëson humbjen e katërt në gjashtë ndeshje

Golden State ka pësuar mbrëmë përballë Minnesota humbjen e katërt (103-102) në gjashte ndeshje.

Shkëlqeu Klay Thompson me 30 pikë dhe Curry me 26 pikë, por kjo nuk mjaftoi që Warriors të fitojnë.

Kampionët i shkojnë rivalit më të madh në perëndim sonte pas mesnate dhe në rast të humbjes, do ta lëshojnë vendin e parë.

Ndaj San Antonios nuk pritet të luajnë Thompson, Curry dhe Draymond Green.

Warriors e pësuan humbjen e fundit nga Boston (99-86).

Rezultatet

Dallas – Brooklyn 105 – 96
Atlanta – Toronto 105 – 99
Sacramento – Washington 122 – 130 (pas shtesës)
Denver – Boston 119 – 99
Chicago – Houston 94 – 115
Milwaukee – Indiana 99 – 85
Minnesota – Golden State 103 – 102
Charlotte – Orlando 121 – 81