Telegrafi

​Gjermania ofron mbështetje për forcat kurde në Irak

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen premtoi sot se do të vazhdonte të mbështeste forcat kurde, peshmerga në veri të Irakut të angazhuara në luftën kundër Shtetit Islamik, gjatë një vizite në Erbil.

Duke folur në kampin “Baherka”, 25 kilometra në veri të kryeqytetit rajonal të Erbilit, ku peshmergat (milicitë kurde) kanë ngritur qendrën e tyre logjistike, ministrja Von der Leyen tha se “mbështetja tani do të zvogëlohet dhe do të përqendrohet në logjistikë, në masat kundër minave dhe shërbimet mjekësore”.

“Gjermania në të kaluarën ka siguruar për forcat kurde armë dhe stërvitje, por përpjekjet gjermane po shkojnë drejt fazës së dytë”, deklaroi ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen. /kp/Telegrafi/