Site icon Telegrafi

​Gjermania kërkon 100 mijë punëtorë në sektorin e ndërtimtarisë

Numri i vendeve të lira në Gjermani ka arritur në shifër rekorde, pasi janë kërkuar 1.2 milion punëtorë në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, njoftoi Instituti për Hulumtime të Punësimit në Nuremberg.

“Në fund të vitit të kaluar në Gjermani, 1,183,000 vende pune ishin bosh, e cila është 128,000 vende pune më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe 83,000 më shumë se në tremujorin e kaluar”, ka thënë eksperti i Institutit, Alexander Kubis.

Sipas hulumtimit të Institutit për Hulumtime të Punësimit, i bërë në bashkëpunim me Agjencinë Federale të Punësimit, kërkesa më e madhe për punëtorë janë në sektorin e prodhimit dhe ndërtimit.

Kompanitë gjermane të ndërtimit aktualisht janë duke kërkuar rreth 100 mijë punëtorë me profile të ndryshme.

Mungesa e ekspertëve, është regjistruar pothuajse në të gjitha sektorët, veçanërisht në ato teknike. /kp/Telegrafi/

 

Exit mobile version