Site icon Telegrafi

​Gjendet unaza me emrin e ekzekutuesit të Krishtit (Foto)

Emri i njeriut që urdhëroi kryqëzimin e Krishtit dhe që udhëhoqi gjyqin e tij, guvernatori romak famëkeq i Jerusalemit, u deshifrua vetëm tani në një unazë bronzi të gjetur gjysmë shekulli më parë, kur gërmuan në Herodion pranë Betlehemit në Bregun Perëndimor.

Gërmimet u drejtuan nga profesori Gideon Forster nga Universiteti Hebraik në Jerusalem në vitin 1967, si pjesë e përgatitjeve për hapjen e vizitorëve.

Ajo që u gjet ishte dërguar së fundmi tek ekipi që aktualisht po punon në këtë vend, dhe unaza është vetëm një nga mijëra objekte të gërmuara atje.

Emri u shfaq vetëm pas një pastrimi të kujdesshëm të unazës dhe pasi u fotografua nga një aparat i veçantë në laboratorin e Autoritetit Izraelit të Antikave.

Në unazën që konsiderohet të ketë shërbyer si vulë në gjuhën greke shkruhej “Pilati”, emri i lidhur me guvernatorin romak Ponti Pilati. Ai përmendet në Dhiatën e Re si ekzekutues i Jezuit.

Ai ishte kreu i pestë romak në Jude dhe me sa duket më i rëndësishmi në mesin e tyre, dhe sundoi nga viti 26 deri 36, dhe sipas disa interpretimeve qysh nga viti 19.

“Ky emër ishte i rrallë në Izrael në atë kohë”, tha profesori Dani Schwarz për mediat izraelite.

“Unë nuk di ndonjë Pilat tjetër nga ajo periudhë, dhe unaza tregon pasurinë dhe statusin”, tha profesori.

Unaza për vulosje e këtij lloji konsiderohet gjithashtu si statusi i kalorësisë të cilës Pilati i përkiste. Meqenëse është shumë e thjeshtë, hulumtuesit besojnë se guvernatori e përdori atë në punën e përditshme ose i përkiste një prej zyrtarëve të tij.

Ekziston një gur tjetër në të cilin mbishkrimi është Pilati, i cili gjithashtu lidhet me romakun famëkeq. Ai u gjet nga i njëjti profesor Forster. Kalaja pranë qytetit të Betlehemit u ndërtua nga mbreti Irod, i cili i dha emrin e tij.

Pas vdekjes së tij, u bë një varrezë e madhe, por pjesa e sipërme e kompleksit u përdor nga zyrtarët që sunduan Judën në atë kohë. Besohet se në kohën e Pilatit ishte selia e administratës. /kp/Telegrafi/

 

Exit mobile version