Një pikturë e piktorit austriak Gustav Klimt u gjet në të njëjtën galeri italiane në të cilën ishte zhdukur 22 vjet më parë.
“Portreti i një Zonje” u zbulua të martën në një prej mureve të jashtëm të oborrit të Galerisë moderne Ritchie Odie në Piacenza në veri të vendit.
Vendi ku ishte fshehur piktura ishte i mbrojtur nga një derë metalike dhe ai u zbulua nga kopshtarët që shkurtonin barishtet në oborr dhe më pas thirrën stafin e galerisë.
Piktura ishte mbështjellë në një qese plastike të zezë, por një punonjës në galeri njohu menjëherë punën e Klimt.
Thuhet se piktura është në gjendje të shkëlqyeshme dhe nuk i mungon asgjë, dhe besohet se do të konfirmohet të jetë origjinale.
Piktura është një nga një seri portretesh femërore që Klimt pikturoi afër fundit të jetës së tij, 1916-1918, ndërsa ajo u zhduk në shkurt 1997. /kp/Telegrafi/