Telegrafi

​Gjatë vitit 2019, 400 mijë emigrantë të ndaluar

Gjatë vitit 2019, në Turqi janë ndaluar 445 mijë emigrantë pa dokumente të rregullta, shumica e të cilëve po përpiqeshin të kalonin kufirin drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Bëhet fjalë për një rritje të konsiderueshme të numrit të tyre në krahasim me 268-mijë emigrantët e vitit të kaluar.

Nga këta, 105 u riatdhesuan në vendet e tyre të origjinës, edhe ky një numër në rritje krahasuar me 68-mijë të vitit të kaluar.

“Kjo është një valë e madhe migratore, për të cilën është përgjegjës Perëndimi”, theksoi ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu.

Ankaraja i ka akuzuar shpeshherë vendet evropiane për keqmenaxhim të situatës së refugjatëve sirianë në Turqi dhe për prurjet e tjera migratore në vend, që kanë patur si qëllim përfundimtar pikërisht Bashkimin Evropian. /kp/Telegrafi/