Telegrafi

​Gigi Hadid dështon në sfilatë (Foto)

Ajo kurrë nuk ka probleme në sfilatat e saj, dhe gjithmonë shkëlqen.

Bëhet fjalë për një ndër modelet më të kërkuara, Gigi Hadid, e cila ishte pjesë e sfliatës së “Moschino” në qytetin e Milano, shkruan “DailyMail”.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga yjet seksi shqiptare (Foto)

Hadid kishte veshur një fustan të mrekullueshëm dhe çdo gjë ishte përfekte deri sa pati një incident.

Duke ecur modelja kishte probleme me fustanin ku këpucët e saj të larta i janë kapur në fustan dhe e kanë penguar.

Por, edhe pas këtij incidenti të vogël Gigi vazhdoi ecjen e saj dhe çdo gjë përfundoi shumë mirë.