Warner Bros ka bërë xhirimet e para të Lares së re, të cilën e aktron Alicia Vikander, fituesja e vitit të kaluar të çmimit Oscar për rolin në filmin “The Danish Girl”.
Angelina Jolie kishte sjellë Lara Croft-in e popullarizuar në ekranin e madh dhe në ekranizimin e videolojës Tomb Raider.
Por, në vazhdimin e tretë të filmit të popullarizuar rolin e heroit do ta luajë bukuroshja Alicia Vikander.
Regjisori i filmit Roar Uthaug tha se Vikander është brilante dhe se shpreson që filmi do të jetë hit i madh.
“Alicia është thelluar në personazh, si nga ana emotive, po ashtu edhe nga ana fizike”, tha Uhtaug.
Aktorja Vikander ka thënë se Lara është ikonë e vërtetë dhe shpreson se do të bëhet idol për shumë vajza të reja. Ndryshe, “Tomb Raider” në kinema vjen kah mesi i vitit 2018.