Telegrafi

​Familja e brengosur: Kylie është tepër e re për t’u bërë nënë, ajo nuk e di se jeta e saj do ndryshojë (Foto)

Ditë më parë në media u dha lajmi se modelja e famshme Kylie Jenner është shtatzënë.

Raportohet se 20 vjeçarja është në muajin e katërt të shtatzënisë me të dashurin e saj Travis Scott (25 vjeç).

Lexo po ashtu Kylie Jenner, në pritje të fëmijës së parë?

Ajo kishte deklaruar gjithmonë në intervista se do dëshironte që të bëhej nënë në moshë shumë të re, e kjo mesa duket po i ndodh në realitet.

Por, ky lajm është pritur me habi nga fansat dhe rrethi i saj i ngushtë, e në veçanti edhe familjarët, të cilët edhe janë shqetësuar paksa kur kanë mësuar lajmin mbi shtatzëninë.

Lexo po ashtu Del në shitje "The Kardashians", libri që nxjerr në pah të vërtetat e tmerrshme rreth familjes shumë të përfolur (Foto)

“Kylie nuk është e vetëdijshme se sa do të ndryshojë jeta e saj”, ka thënë një burim pranë familjes.

Ndërkohë është mësuar se gjinia foshnjes është vajzë. /Telegrafi/