Site icon Telegrafi

​Japoni: Evakuohen 800 mijë persona për shkak të reshjeve të shiut

Autoritetet në Japoni kanë urdhëruar evakuimin e 800 mijë personave prej tre qyteteve në prefekturën e Kagoshimas, për shkak një të katastrofe të mundshme për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut.

Agjencia e lajmeve “Kyodo” lajmëron se për shkak të reshjeve të mëdha është rritur rreziku nga prurjet e ujit dhe rrëshqitja e dheut, ndërsa është urdhëruar evakuimi i rreth 800 mijë personave nga qytetet Kagoshima, Kirishima dhe Aira.

Agjencia për meteorologji e Japonisë njoftoi se reshjet e mëdha në jugperëndim dhe perëndim të vendit priten edhe dy ditët e ardhshme dhe paralajmëruan për mundësinë e evakuimit të rreth 310 mijë personave në tetë komuna në Kagoshima dhe Miyazaki.

Agjencia zyrtare ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme, ndërsa banorëve u bënë thirrje për kujdes.

Gjatë përmbytjeve dhe rrëshqitjes së dheut në perëndim të Japonisë në korrik të vitit të kaluar humbën jetën 222 persona./atsh

Exit mobile version