Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pas marrjes së detyrës zyrtare si presidenti i parë i vendit nën sistemin e ri të qeverisjes, theksoi se do të jetë i denjë për popullin e Turqisë.
Pas betimit në Parlamentin e Turqisë, Erdogan mori pjesë në ceremoninë e inagurimit në rezidencën presidenciale në Ankara, në të cilën të pranishëm ishin edhe presidentë dhe kryeministra të shumë vendeve, përfshirë edhe nga rajoni, raporton AA.
“Do të përpiqem të jem i denjë për popullin tonë me vetëdijen se jam presidenti i 81 milionëve, jo vetëm i atyre që na votuan”, tha Erdogan.
Presidenti turk tha se sistemi i ri presidencial i qeverisjes nuk është detyrim, por preferencë e qëlluar drejt së cilës i ka orientuar historia.
“Me sistemin presidencial të qeverisjes jemi duke kaluar në një model të ri të qeverisjes përtej eksperimenteve që kemi përjetuar gjatë kërkesës sonë afër 150 vjeçare për demokraci dhe republikës sonë 95 vjeçare”, deklaroi Erdogan dhe njoftoi se kabineti i parë qeverisës nën sistemin e ri presidencial do të mblidhet të premten. /kp/Telegrafi/