Telegrafi

​Erdogan paditë deputetët e opozitës për shpërndarjen e një karikature (Foto)

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka ngritur një padi kundër udhëheqësve dhe deputetëve të partisë kryesore të opozitës, për fyerje, pasi që ata kanë postuar në rrjetet sociale një karikaturë që e portretizon atë me një imazh të kafshëve të ndryshme.

Mediat turke njoftojnë se padia u ndrit kundër Kemal Kichdroglu, i cili postoi një karikaturë në Twitter dhe një padi tjetër ndaj 72 deputetëve që e shpërndanë atë.

Ata e bënë këtë në mbështetje të katër nxënësve të arrestuar për prezantimin e posterit me të njëjtën karikaturë në ceremoninë e diplomimit. /kp/Telegrafi/