Telegrafi

​E tmerrshme, Tajlanda shtynë 5 vjeçarët në ringun e boksit (Video)

Tajlanda është bërë sërish temë mediatike pasi u publikua një video në rrjetet  sociale që tregon se si djemtë 5 vjeçar shtyhen për në gara boksi, e të cilat janë bërë trendë i përfitimit financiar për organizatorët.

Daily Mail e Britanisë së Madhe e ka publikuar videon ku shihen dy djemtë të vegjël duke u boksuar në një ring dhe dhjetëra shikues duke iu brohoritur.

Kjo video po cilësohet si skandaloze për faktin se këta dy djem janë shumë të vegjël dhe në asnjë mënyrë nuk do të duhej të lejoheshin të boksojnë. /Telegrafi/