Edin Dzeko sërish mund të vesh fanellën e Manchester Cityt.
Rikthimin e sulmuesit boshnjak në ‘Etihad stadium’ e do trajneri i ardhshëm i Manchester Cityt, Pep Guardiola, raportojnë mediat angleze, transmeton KosovaPress.
Dzeko, i cili luan tek AS Roma në formë huazimi, mund të rikthehet në ishull, por kësaj radhë bashkë me bashkëlojtarin e tij, Antonio Rudiger, i cili është i huazuar nga Stuttgarti.
Raportohet se dyshja e Romës pak ditë më parë kishte vizituar një restorant që shpeshherë frekuentohet nga Guardiola, madje, thuhet se Dzeko e Rudiger janë takuar me tekniku spanjoll, dhe kanë biseduar për planet e tyre të ardhshme. /Telegrafi/