Kryetarja e Forumit të Grave në Partinë Popullore Evropianë (PPE), Doris Pack, ka reaguar lidhur me zgjedhjet që do të mbahen me 30 qershor në Shqipëri.
Përmes një reagimi në Twitter, Pack është shprehur se zgjedhjet pa opozitën janë një farsë dhe se nëse OSBE i vëzhgon bëhet bashkëpunëtore në këtë mes.
“Në një vend demokratik një kryeministër kurrë nuk del kundër dekretit të Presidentit dhe Kushtetutës. Mungesa e Gjykatës (Kushtetuese) prej një viti e gjysmë do ta pengonte atë.
Kujt duhet t’i binden qytetarët e shkretë? Zgjedhjet pa opozitën janë një farsë. Nëse OSBE i vëzhgon ato bëhet bashkëpunëtore”, shkruan Doris Pack.
Ndërkaq, këto janë zgjedhjet e para në Shqipëri që nga viti 1990, të cilat pritet të mbahen pa pjesëmarrjen e opozitës, e cila nuk i pranoi zgjedhjet pa u plotësuar kërkesa e tyre për largimin e kryeministrit Edi Rama.
Shumica e qytetarëve thonë se nuk do të marrin pjesë në këto zgjedhje, të cilat i konsiderojnë të pandershme dhe jodemokratike./Telegrafi/
incredible, International+European authorities do not respect #PresidentMeta decree,accept the Const.Court 1 1/2 year not working,oversee the proofs of involvement of #Rama and his friends in steeling votes in last election.Citizens will loose their trust in #EuropeanValues.
— Doris Pack (@pack_doris) June 28, 2019