Site icon Telegrafi

​Divorcohet Mourinho?

Edhe pse gjithmonë e ka përshkruar veten si një burrë të familjes, duket se trajneri i futbollit Jose Mourinho ka vendosur të vazhdojë jetën e tij larg Matilda Faria, një grua me të cilën ai ka kaluar 30 vitet e fundit së bashku me dy fëmijë.

Mourinho u pa këto ditë duke komentuar në ndeshjen Liverpool-Manchester City, dhe u pa se ai nuk kishte më një unazë martese në gisht, të cilin nuk e kishte hequr për 30 vjet.

Ai u xhirua pa unazën e martesës muajin e kaluar kur po shëtiste pranë shtëpisë së familjes së tyre, megjithëse zëdhënësi i tij u tha mediave se gjithçka ishte në rregull me martesën e tij dhe shtoi se ‘ai thjesht harroi ta vinte unazën në dorë’.

56-vjeçari Jose Mourinho takoi gruan e tij, Matilda, një humanitare të shkëlqyeshme, si adoleshente dhe ka qenë bashkë që nga ajo kohë.

Javën e kaluar, Matilda Faria ishte në Nju Jork me fëmijët e tyre, 19-vjeçarin Jose Jr. vajzën Matilda, e cila festoi datëlindjen e 23-të.

Është interesante që çifti nuk janë filmuar së bashku që nga shkurti i këtij viti, dhe nëse ka spekulime të vërteta që martesa e tyre mori fund, besojmë se ata do të zbulojnë së shpejti, transmeton KosovaPress.

Exit mobile version