Site icon Telegrafi

​Derbi i fundit në Vicente Calderon

Atletico Madrid dhe Real Madrid do të luajnë për herë të fundit në stadiumin Vicente Calderon në kuadër të La Ligës.

Që nga sezoni i ardhshëm Atletico do të bëhet me stadium të ri. Kësisoj ndeshja e së shtunës mes dy rivalëve të Madridit do të jetë e fundit në fushën e Vicente Calderon.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Real Madridit

Klubi është duke e rikonstruktuar stadiumin olimpik të qytetit, i cili do të marrë një pamje të re në muajt në vazhdim.

Atij do t’i rritet kapaciteti nga 20 mijë ulëse në 73 mijë dhe i gjithë ky investim do t’i kushtojë Atleticos 270 milionë euro.

Kjo është një arsye më shumë që të dyja ekipet të japin maksimumin në derbin që do të hyjë në histori si i fundit në Vicente Calderon.

Exit mobile version