Site icon Telegrafi

​Deputetja e Kirgistanit akuzon drejtorin e shkollës për abuzim seksual me nxënësit

Në Parlamentin e Kirgistanit është debatuar për një skandal seksual që pretendohet se ka ndodhur ndaj disa nxënësve në një shkollë fillore të këtij vendi.

Deputetja në Parlamentin e Kirgistanit, Irina Karamushkina ka akuzuar drejtorin e një shkolle në Bishkek, ku sipas saj drejtori i shkollës fillore Omer Aydin, në së paku një rast është i përfshirë në abuzim seksual me një nxënës 9 vjeçar.

Karamushkina ka pohuar se shkolla është e lidhur me Ministrinë e Arsimit në Turqi dhe për skandalin ka mësuar nga një nënë, e cila i ka telefonuar dhe i ka treguar tërë hallin e saj që ka, duke pretenduar se djali saj është abuzuar nga drejtori i shkollës. Ajo i ka thënë se pasi djali i saj është përjashtuar nga shkolla pas ngritjes së padisë dhe se nuk po gjënë përkrahje për të drejtën e saj në drejtësi.

“Kemi informacione se drejtori Aydin i ka kërcënuar mësimdhënësit dhe nxënësit që lajmi mos të del jashtë shkollës”, tha ajo.

Sipas mediave të Kirgistanit, e gjithë ngjarja ka filluar kur një nxënës, i cili kishte frike të shkonte në shkollë dhe pas një vizite te psikologu, nxënësi ka thënë se drejtori Aydin, i ka ftuar në zyrën e tij nxënësit dhe ka abuzuar me ta, ndërsa abuzime ka bërë edhe gjatë shëtitjeve të organizuara nga shkolla.

Deputetja po ashtu ka treguar se familjes së nxënësit i janë ofruar para dhe benificione tjera, në mënyrë që ta tërheq padinë.

Mediat vendore shkruajnë, se emri i drejtorit tani nuk figuron në ueb-faqen e shkollës dhe Ambasada turke në Kirgistan ka njoftuar se drejtori dhe këshilltarët e tij janë larguar menjëherë nga detyra, gjë që forcon dyshimet se drejtoi Aydin mund të ketë abuzuar me nxënësit e shkollës. /kp/Telegrafi/

 

Exit mobile version