Site icon Telegrafi

​Deputetet flasin hapur: Zyrtarët e lartë politik dhunojnë vajza

Edhe dy deputete të Kuvendit të Kosovës, kanë qenë të zëshme sa i përket rasteve të fundit të keqtrajtimit ndaj vajzave të mitura. Ato madje thanë se kanë marrë ankesa që zyrtarët të lartë të emëruar politik në nivel ministrash, zëvendësministrash, guxojnë të dhunojnë dikë dhe prapë vazhdojnë me detyrë.

Deputetja e LDK-së, Lirije Kajtazi, është shprehur se në komision marrin ankesa që edhe zyrtarë të lartë politik keqtrajtojnë dhe dhunojnë vajza.

“Dënim, dënim, dënim i ashpër në mënyrë që mos i dhënë kohë ata me dal edhe një herë të fortë e me ushtruar dhunë të njëjtë. Fatkeqësia është që ka plot e përplot raste të tjera, kjo është ajo që mua më trishton, kjo është ajo që qytetarin kosovar e trishton… Ky komision merr ankesa që zyrtarët të lartë të emëruar politik në nivel ministrash, zëvendësministrash guxojnë të dhunojnë dikë dhe prapë vazhdojnë me detyrë, prapë avaz i njëjtë. Ne kur ish ministri Jabllanoviq i ofendoj nënat gjakovare kërkuam prej kryeministrit ai e shkarkoi, çka po i ruajmë abuzuesit e tillë, nuk ka këtu as nacionalitet këtu ka njëri dhe jo njeri, për mua këta nuk janë njerëz”, tha ajo.

Ndërkaq, deputetja Duda Balje, ka thënë se rasti i përmendur nga deputetja Lirije Kajtazi ende është në procedurë dhe nuk është marrë asnjë veprim.

“Rasti i parë prej Pejës, do të thotë është ish-zëvendësministër, ende është në procedurë, ende punon. Do të thotë ata kanë prova, unë nuk kam dëshirë me i involvuar në procese gjyqësore”, tha ajo.

Këto komente të dy deputetet i bën në mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut të Kuvendit të Kosovës. /kp/

Exit mobile version