Trupi i gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, duhet të kthehen në familjen e tij për t’u varrosur, sa më shpejt që të jetë e mundur, tha sot zyrtari i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Robert Paladino.
Ministri turk i Drejtësisë, Abdulhamit Gul tha të hënën se vendi i tij dëshiron që autoritetet saudite ta zbulojnë trupin e gazetarit të vrarë.
“Turqia ka njoftuar se pret që Arabia Saudite të bashkëpunojë në hetimin e vrasjes së gazetarit”, u tha Gul gazetarëve.
Khashoggi u vra muajin e kaluar në konsullatën Saudite në Stamboll. /kp/Telegrafi/