Site icon Telegrafi

​Demi Lovato publikon foton e parë me të dashurin e ri, Austin Wilson

Demi Lovato dhe i dashuri i saj i ri (Foto: Instagram)

Ajo ka pasur një vit mjaft të vështirë në jetën e saj, për shkak të problemeve që kishte me mbidozën.

Por, të mërkurën, Demi Lovato, 27 vjeçe, ka hedhur një postim në llogarinë zyrtare, Instagram, ndërsa shfaqet me të dashurin e ri, Austin Wilson, në një ‘selfie’ para pasqyrës.

Këngëtarja e hitit “Heart Attack” postoi një fotografi bardh e zi të çiftit, duke ndarë një nga momentet e tyre më të lumtura me përshkrimin “Zemra ime”.

Austin gjithashtu ndau një imazh të vetes dhe Demi, duke kopjuar titullin e saj për postimin në Instagram.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Demi Lovato

Me flokët tërësisht rozë dhe i mbuluar me një numër të madh të tatuazheve, ai shihej duke i dhuruar një përqafim të ngrohtë të dashurës së tij.

Demi zbuloi identitetin e partnerit të saj të ri duke etiketuar llogarinë e tij në mediat sociale, por shumë pak dihet deri më tani për Austin, i cili rregullisht ndan imazhe në rrjetet sociale.

Austin është djali i George Wilson, një legjendë e skenës profesionale të skejtbord i cili tani është një projektues i xhinseve Denim.

Konfirmimi i marrëdhënies së re të Demi vjen vetëm disa javë pasi romanca e saj me Mike Johnson të Bachelorette kishte përfunduar. /Telegrafi/

Exit mobile version