Këngëtarja Demi Lovato ka braktisur të dashurin e saj, Guilherme Vasconcelos, pasi siç transmetojnë mediat amerikane, ajo dëshiron të njihet me djem të ri.
Të dy ata ishin njohur në korrik të vitit të kaluar kur këngëtarja 24-vjeçare shkëputi lidhjen gjashtëvjeçare me Wilmer Valderramo.
Edhe atëherë mediat kishin shkruar se Demi dhe Wilmer po argëtoheshin mirë, por këngëtarja nuk ishte e gatshme për lidhje serioze.
Demi kishte nisur lidhjen me Guilherme në janar të këtij viti.
Të dy ata pranuan se janë në lidhje publikisht, ku në rrjetet shoqërore publikuan shpesh foto të përbashkëta. Megjithatë, ata e kuptuan se nuk janë njëri për tjetrin, transmeton E Online.