Pretedenti për Shtëpinë e Bardhë, demokrati Joe Biden, është sulmuar ashpër për racizëm në një debat televiziv me nëntë rivalë.
Senatorja Kamala Harris e sulmoi atë duke përmendur punën e tij dekada më parë në Senat me kolegë demokratë, të cilët favorizuan diferencimin racor.
Po ashtu, ajo tha se Biden kishte kundërshtuar një politikë që kishte si synim nxitjen e diversitetit në shkolla.
Nga ana e tij, Joe tha se ajo e kishte “portretizuar keq” pozicionin e tij, duke këmbëngulur se ai kishte hyrë në politikë për të mbrojtur të drejtat civile.
Kandidatët konkurrojnë për të marrë postin e presidentit republikan Donald Trump.
20 kandidatët kryesorë do të sfidojnë mes tyre, derisa fituesi të zgjidhet në konventën e partisë verën e ardhshme, përpara se të përballet me Trump në zgjedhjet e nëntorit 2020. /KP/