Telegrafi

​Danezja Wozniacki fiton titullin e 24 WTA në karrierë

Tenistja daneze, Carolina Wozniacki, ka fituar të dielën titullin e saj të 24 WTA në karrierë.

Danezja mundi me rezultatin (7-5, 6-3) japonezen Naomi Osaka, në finalen e luajtur në Toray Pan Pacific në Tokio.

Në këtë mënyrë, ajo e fitoi për herë të dytë në karrierë turneun Pan Pacific Open.

Wozniacki dikur ishte tenistja numër 1 në botë, ndërsa aktualisht renditet e 28-ta në klasifikimin WTA.

Kundërshtarja e saj renditet e 66-ta në klasifikimin botëror. /Telegrafi/