Trajneri i Chelseat, Antonio Conte është në kërkim të një sulmuesi cilësor.
Mediat britanike shkruajnë se tekniku italian është duke kërkuar një sulmues që do të ishte partner i Diego Costas.
Është sulmuesi Swanseas, Fernando Llorente, objektiv i Contes për janar.
Spanjolli verën e kaluar iu bashkua Swanseas, por lojtari muajin e ardhshëm mund të ‘divorcohet’ me skuadrën angleze për t’iu bashkuar Bluve të Londrës.