Site icon Telegrafi

​Christina Milian “guxon” me fustanin (Foto)

Christina Milian ishte pothuajse e panjohur derisa u shfaq mbrëmjen e së mërkurës në premierën e filmit “Power Rangers”.

Ajo ra në sy për shkak të parukës bjonde që kishte vënë, por kur parakaloi në tapetin e kuq vëmëndja u kthye në fustanin shumë të guximshëm që ajo kishte veshur.

Këngëtarja 35-vjeçare kishte zgjedhur një fustan të gjatë ngjyrë portokall me dekolte të hapur dhe gjatë lëvizjes në tapetin e kuq, hasi vështirësi për të mbajtur mbuluar “asetet” e saj.

Milian arriti ta rregullonte në kohë dekoltenë, duke shmangur “incidentin”.

Exit mobile version