Telegrafi

​Christina Grimmie mbetet e paharruar (Video)

Kur Christina performoi në audicionin “The Voice” këngën “Wrecking Ball”, të gjithë anëtarët e jurisë dhe publiku mbetën të impresionuar me performancën e saj, e cila akoma konsiderohet ndër më të mirat ndonjëherë.

Tashmë ka kaluar pothuajse një vit që ka momenti kur ajo është qëlluar me armë zjarri, në moshën 27 vjecare, teksa po nënshkruante autografe për fansat, në Orlando.

Skuadra e Adam Levine ka bërë një performancë të veçantë me këngën e grupit The Beatles “Hey Jude”, duke nderuar kështu kujtimin e Christinës së bashku me prindërit dhe vëllain e saj, që gjithashtu gjendeshin prezent në show.

“Zot, e doja atë shumë. Po flas për ju specifikisht dhe po flas për të gjithë. Më mungon shumë. Nuk është e drejtë që ajo nuk është më këtu. Ne do ta këndojmë një këngë sonte dhe do të këndoj çdo fjalë të vetme për të, për nderë të saj. Faleminderit që jeni këtu. Christina ne të duam”, ka thënë Adam para se të fillonin performancën.

Familja e Christinës ishte shume e prekur me këtë performancë teksa dëgjonin me vëmendje dhe fshinin lotët. Gjatë shwut është bërë e ditur se është krijuar edhe fondacioni “Christina Grimmie Foundation”, i cili ka për qëllim që të ndihmojë viktimat e dhunës me armë si dhe personat që vuajnë nga kanceri i gjirit.