Aktori kontrovers Charlie Sheen ka deklaruar se në Hollywood ka edhe aktorë tjerë të cilët janë të prekur sikur ai nga sëmundja e sidës, por nuk ka dashur të zbulojë se për kë bëhet fjalë.
Sheen, i cili para dy vitesh pranoi se ka HIV-in, ka marrë pjesë si mysafir në shoun “The Kyle and Jackie o Show” të KIIS FM të Australisë, ku ka thënë se sekretin për personat tjerë të prekur me HIV do
“ta marrë në varr”.
Sheen përdor barin eksperimental PRO-140, për të cilin ka treguar se është një çudi e vërtetë dhe se është më e sigurt “të çojë dashuri me të se sa me të tjerët”.
Ai ka zbuluar se këngëtarja Lady Gaga një herë i ishte ulur lakuriq në krah dhe se si Lindsay Lohan në serinë “Kontrolli i zemërimit” kishte ardhur e dehur dhe kishte vjellë në kovën, të cilën e kishin quajtur “kova e Lindsay”.
Në fund të dy ishin dehur aq shumë sa e kishin mbajtur njëri-tjetrin, por ndërmjet tyre kishte pasur asgjë.