Këngëtarja e njohur amerikane Britney Spears, ka publikuar një video në Instagram ku shfaqet duke u argëtuar në një pishinë, me të dashurin e saj më të ri, modelin dhe aktorin, Sam Asghari, 23 vjeç.
Duket se lidhja e tyre po shkon mjaft mirë teksa shfaqen duke luajtur me njëri-tjetrin në pishinë. Britney ka hipur mbi shpinën e modelit dhe bën hedhje në ujë.
35-vjeçarja e mban ekuilibrin mjaft mirë kur vendos këmbët tek shpatullat e Sam, merr pozicionin, hap krahët dhe më pas bën hedhjen.
Ylli i muzikës amerikane ka veshur një palë bikini me ngjyrë të verdhë ku përveçse e lumtur, duket edhe mjaft në formë. Modeli dhe aktori me origjinë iraniane u takua me Britney gjatë një promocioni muzikor që këngëtarja ka patur vitin e kaluar.
Por lidhjen e tyre ata e konfirmuan në mars të këtij viti. Vetëm pak kohë më parë këngëtarja 35-vjeçare publikoi një foto me tortë, ku e uronte të dashurin e saj për ditëlindje dhe mbi tortë kishte shkruar emrin e tij të vërtetë Hesam.
Sam është i fundit në vargun e gjatë të lidhjeve më meshkujt që Britney ka patur, duke përfshirë ish-bashkëshortin Kevin Federline, me të cilin ka dy djemtë e saj.