Site icon Telegrafi

​Braathu premton investime nga Norvegjia

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, e takoi ambasadorin e Norvegjisë në Prishtinë, Jan Braathu, me të cilin bashkëbisedoi për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Ministrja Bajrami, e njoftoi ambasadorin Braathu rreth aktiviteteve të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe e ka vlerësuar rolin e Norvegjisë në përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën.

Po ashtu, ministrja Bajrami e informoi ambasadorin Braathu edhe me prioritetet dhe objektivat strategjike të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, që kanë për qëllim mbështetjen dhe zhvillimin e sektorit privat.

Ambasadori norvegjez, Jan Braathu shprehu gatishmërinë e tij dhe të shtetit të tij për të mbështetur përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për krijimin e parakushteve për tërheqjen e investimeve të jashtme, me theks të veçantë të investitorëve nga Norvegjia./Telegrafi/

Exit mobile version