BMW ka publikuar fotot dhe detajet teknike të modeleve më të fuqishme të familjes X3 / X4.
Prodhuesi bavarez u përpoq të mos zhgënjejë tifozët, kështu që X3 M dhe X4 M kanë një 6-cilindër 3.0 binjak turbo, që prodhon 480 kuaj fuqi dhe 600 Nm çift rrotullues maksimal në versionin bazë.
BMW ka përgatitur variantet e Competition X3 M dhe X4 M me 510 kuaj fuqi. Modele të rregullta me 480 “kuaj” nga 0 në 100 km/h arrijnë për 4.2 sekonda, dhe në edicionin Competition të dy makinat nga vendi deri në 100 km në orë arrijnë për 4.1 sekonda.
Shpejtësia maksimale kufizohet në mënyrë elektronike në 250 km/orë, por së bashku me limitin e pakos së shoferit “M”, X3 M dhe X4 M “normal” arrijnë 280 km/orë dhe versioni Competition prej 285 km/h.
Me të gjitha variantet e fuqisë BMW X3 M dhe X4 M transmetohen në të gjitha boshtet duke përdorur transmetimin automatik M Steptronic me 8 shpejtësi dhe xDrive. Kutia e shpejtësisë, natyrisht, gjithashtu ka një regjim manual, me leva të vendosura në timon.
X3 M dhe X4 M do të prodhohen në fabrikën amerikane të BMW-së në Spartanburg të Karolinës së Jugut. Çmimet ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa prodhimi fillon në prill 2019. /kp/Telegrafi/