Telegrafi

​Bekim Jashari i del në mbështetje Nuredin Lushtakut, beson në pafajësinë e tij

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i ka dhënë mbështetje ish-komandantit të UÇK-së, gjeneral Nuredin Lushtakut, në lidhje me shkresën e tij publiku, ku ka kërkuar sqarim se pse ai është përfshi në aktakuzën për mashtrime me listën e veteranëve të UÇK-së.

Lushtaku i cili tani është nënkryetar i Skenderajt, mbrëmë ka kërkuar nga presidenti Thaçi, kryeprokurori Lumezi, ish-prokurori Blakaj dhe prokurori Hoxha, që t’i jepet sqarim se pse është i përfshirë në aktakuzën e veteranëve, kur ka marrë pjesë vetëm një herë në mbledhjen e Komisionit Qeveritar për Verifikimin e Veteranëve, në të cilën mbledhje nuk është marr asnjë vendim.

“Gjeneral Nuredin Lushtaku. Unë besoj në sinqeritetin, drejtësinë dhe korrektësin tënde! Poashtu, shpresoj që shumë shpejt do të dalë e vërteta në shesh”, ka shkruar Bekim Jashari në Facebook, ndërsa ka publikuar edhe procesverbalet e mbledhjeve të Komisionit Qeveritar për Verifikimin e Veteranëve, përcjell Telegrafi.