Telegrafi

​Bale kërkon pagën e Ronaldos

Gareth Bale rrit pretendimet e tij për rinovimin e kontratës me Realin e Madridit.

Sipas asaj që publikohet te “The Times”, futbollisti i përfaqësueses uellsiane do t’u kërkojë drejtuesve të skuadrës madrilene një pagë prej 750 mijë funte në javë, shifër kjo që është e njëjtë nga ajo që përfiton edhe Cristiano Ronaldo në kontratën e tij.

Gareth Bale u transferua te Reali i Madridit në verën e vitit 2013 duke nënshkruar një kontratë 6 vjecare me Los Blancos për një pagë prej 525 mijë Paund bruto në javë.

Tani që janë bisedimet për kontratën e re, uellsiani pretendon një pagë shumë më të lartë nga ajo që kishte në kontratën e nënshkruar në momentin e kalimit në kryeqytetin spanjoll, ndonëse ai pritjet i ka përmbushur relativisht në Bernabeu. /Telegrafi/